Serbia po i frikohet Kosovës në Interpol dhe po e vazhdon propagandën e saj agresivë kundër këtij synimi të Kosovës.
Ministri i punëve të brendshme i Serbisë Nebojsa Stefanovic ka deklaruar se çdo tregim për kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol paraqet politizim të kësaj organizate policore.
Pranimi eventual paraqet edhe shkelje të vrazhdtë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë ministri serb sipas medieve serbe, transmeton gazetametro.net.
Po ashtu, ai ka thënë se, sipas tij, ky do të ishte pecedent në kundërshtim me rregullat e Interpolit, të cilat “në mënyrë strikte dhe pa ekuiovoke parashikojnë se vetëm anëtaret e OKB-së dhe vëzhguesit në OKB mund të jenë anëtare të Interpolit.
Vendimi eventual i Asamblesë së përgjitshme për pranimin e Kosovës do të paraqitte vendim politik, i cili nuk është i mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për anëtaret e Interpolit, ka thënë Stefanovic./gazetametro.net