“Këtë akt të Prishtinës, i cili nuk është asgjë tjetër pos grabitje e pasurisë së huaj, e konsiderojmë të pavlefshëm”, ka thënë kryeministri serb Vucic.
Kryeministri serb Aleksandar Vucic sot ka deklaruar se qeveria e tij ka marr vendim dhe ka shpallur të pavlefshëm vendimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me patundshmërinë në territor të Kosovës.
Kështu ka vepruar më herët edhe në rastin e Trepçës, shkruan Gazeta Metro.
Vucic i ka thënë gazetarëve se ata qysh nga fillimi i bisedimeve në Bruksel e kanë ditur se Prishtina do të bëjë një gjë të tillë.
Ai ka theksuar se përfaqësuesit e Kosovës, sa herë që është hapur kjo temë as që kanë dashur të flasin për të.
Vucic ka thënë se ata për këtë kishin dashur të bisedojnë, por shqiptarët kishin marrë vendim që për këtë temë nuk do të bisedojnë, përcjell gazetametro.net.
Ai ka përkujtuar se autoritetet kosovare kanë nënshkruar se Trepça është e tyre, por kompleksi metalurgjik gjendet në veri të Kosovës.
“Si është Trepça e jotja kur nuk ke hyrë brenda, kur nuk menaxhon me asgjë atje. Përse nuk keni biseduar, Trepça kishte rastin që ta punojmë bashkërisht. Ne mbajmë metalurgjinë, dy miniera, ndërsa ju pjesën më të madhe të mineraleve. Ejani që së bashku të punojmë, por jo, doni të grabisni”, argëton Vucic në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. /gazetametro.net