Loading…

Serbia gati për luftë, fton serbët për mobilizim ushtarak (Foto)

  • 18/01/2017 | 09:22

Serbia gati për luftë, fton serbët për mobilizim ushtarak (Foto)

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë duket që kësaj radhe e ka përnjëmend. Në një afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Serbisë të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilzim ushtarak.


Në ftesë mes tjerash thuhet: “Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetmbrojtje LokaleNga Stari TrgNë Rrugën Makedonska 42Dhoma nr. 85 aQë të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…

“Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse po kështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00“

Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus, raporton GazetaBlic.comFtesën e plotë në gjuhën serbe mund ta gjeni më poshtë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë