Loading…

Serbia është pajtuar për “kod gjeografik” për “Kosmet”

  • 13/12/2016 | 08:22

Serbia është pajtuar për “kod gjeografik” për “Kosmet”

Serbia është pajtuar që kodi telefonik +383 t’i ndahet “rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe që në aneks dokumentet teknike të Unionit Ndërkombëtar të Telekomit (ITU) Kosovës t’i referohen gjithnjë si “Kosovo*” dhe me fusnotën tashmë të dakorduar në kuadër të dialogut të Brukselit.

Në letrën që Qeveria serbe e ka deponuar në ITU, thuhet se “duke u mbështetur në rregullat e ITU-së, procedura për t’i ndarë një kod thirrës treshifror rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë është përqafuar”.

Në letër, përmbajtjen e së cilës e ka marrë vesh “Koha Ditore” përmes burimeve të sigurta në Bruksel, Beogradi shpreh falënderimet e veta për ITU-në dhe përkrahjen që i kanë dhënë Serbisë gjatë procesit të dialogut në Bruksel, ku përfaqësuesve të Kosovës i referohet si “Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë