Loading…

Serbia e shqetësuar për situatën në Kosovë

  • 13/03/2017 | 17:50

Serbia e shqetësuar për situatën në Kosovë

Serbia është një vend  i qëndrueshëm dhe nuk ka mundësi të kërcënimit të paqes dhe sigurisë në territorin e saj, u tha sot në këshillin  e sigurisë kombëtare.


Në këtë këshill u diskutua kryesisht rreth situatës politike dhe të sigurisë në Serbi, në rajon dhe për situatën në Kosovë, sidomos pas iniciativës së fundit për ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ky këshill arriti në përfundim se situata në rajon është e trazuar dhe komplekse, dhe se shteti i Serbisë ka investuar në këtë pjesë të Evropës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin si dhe që është duke u munduar të krijojë marrëdhënie të mira me popujt e ndryshëm, si dhe me grupe të ndryshme religjioze.

Në të njëjtën kohë, Këshilli u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të jenë tërësisht unik me organet shtetërore të Republikës së Serbisë, dhe të veprojnë politikisht për të  mbrojtur interesat e popullit dhe vendit të Serbisë.

Në mbledhje kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë Presidentin, Tomislav Nikoliq dhe Kryeministrin, Aleksandar Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë