Loading…

Serbia e konfirmon varrezën masive në Kizhevik, tregojnë se a janë të shqiptarëve

  • 18/11/2020 | 19:06

Serbia e konfirmon varrezën masive në Kizhevik, tregojnë se a janë të shqiptarëve

Pas disa ditëve kërkim dhe raportim të gazetarëve, më në fund Serbia e ka pranuar se afër Rashkës gjendet një varrezë masive ku dyshohet se janë trupa të shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.


Në afërsi të Rashkës po dyshohet se mund të jenë trupat e 15 personave nga Kosova që janë kërkuar që nga përfundimi i luftës, por që gërmimet dhe analiza e ADN-së do të vazhdojnë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalovic, i cili tha se në një gurore në Kizhevik afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore për të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare tha se janë eshtra të 15 civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Odalovic tha se ata trupa janë gjetur dje dhe se lokacionin e ka siguruar policia, mirëpo ai nuk ka mundur të konfirmojë njoftimet e FDH-së se bëhet fjalë për 15 trupa civilësh shqiptarë nga Rezalla, Zabeli dhe Gllanasella, të cilët janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

“Puna jonë është transparente, ne kemi një ekip profesional shumë kompetent. Siç kemi vepruar me vendndodhjen në Rudnicë, kështu që ne po punojmë për këtë, në lidhje me të cilën janë kryer kontrolle në 4-5 vitet e fundit”, tha Odalovic për Kossev,  transmeton Gazeta Metro.

“Tani për tani, është ende çështje e personave të paidentifikuar.” Vetëm kur të bëhet analiza e ADN-së, identiteti i tyre konfirmohet, ” tha ai.

Kujtojmë se në qershorin e vitit 2014, në një lokacion tjetër në Rudnicë, janë gjetur 47 trupa të pajetë të të zhdukurve nga Kosova.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë