Loading…

Serbia dëshiron ta marr sërish nën kontroll qiellin e Kosovës

  • 25/11/2016 | 23:03

Serbia dëshiron ta marr sërish nën kontroll qiellin e Kosovës

Gazeta serbe Večernje Novosti, shkruan se përfaqësuesit e Serbisë do të takohen me një delegacioni të NATO-s në selinë e NATO-s me 14 dhjetor ku do të bisedohet për rikthimin nën Serbi të hapësirës ajrore mbi Kosovën – të cilën momentalisht e kontrollon KFOR-i.

“Në lidhje me kontrollimin e hapësirës ajrore, në Bruksel do të diskutojnë edhe Aleksander Vuçiq e Jens Stoltenberg”, shkruan Novosti.

“Kërkesat tona janë të gatshëm dhe qëndrimi është shumë i qartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur hapësirën tonë”, ka thënë për gazetën serbe, Radojica Rovcanin, drejtor i Kontrollit të Fluturimit të Serbisë dhe Malit të Zi, i cili do të jetë në delegacionin në Bruksel.

Qiellin mbi Kosovë, që nga viti 1999, e kontrollon KFOR-i.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë