Loading…

Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt, nuk pret ekstradimin e tij

  • 05/01/2017 | 11:35

Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt, nuk pret ekstradimin e tij

Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka njoftuar se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën është ndaluar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze.


Ndalimi i tij, është bërë mbi bazën e një fletë-arrestimi të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, në vitin 2004.

Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Milan Petroviq u ka thënë medieve në Beograd se është i kënaqur me faktin që fletë-arrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, ai është shprehur skeptik se kërkesa e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, do të mund të zbatohet sipas procedurave të shpejta.

“Serbia nuk mund të bëjë këtu asgjë, ngase procesi i ekstradimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar. Pra, ekstradimi i shpejtë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e tij, në të kundërtën, kjo zgjat mjaft ”, ka thënë Petroviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë