Mbrëmë, doganierët serbë në bashkëpunim me policinë parandaluan kontrabandimin e 15 kg marihuanë në kalimin kufitar të Horgoshit. Siç raportojnë mediat serbe droga u gjet në një veturë me tabela shqiptare, transmeton gazetametro.net.
Marihuana u zbulua rreth orës 20:00 gjatë kontrollit të rregullt në dalje nga Serbia. Gjatë kontrollit policia ka ndaluar një veturë e tipit Mercedes 220 C me tabelat e regjistrimit shqiptar për kontroll të detajuar. Dy të rinjë 25 dhe 26 vjeç, shetas shqiptar, udhëtonin nga Shqipëria për në Gjermani, kumtoi Drejtoria serbe e doganave.
Me kontrollim të detajuar, nga hapësirat të bëra posaçërisht nëpër pragjet e veturës u nxorrën 16 paketë me marihuanë.
Për shkak të supozimit se në veturë ka ende drogë, ajo u kontrollua edhe me skaner, por nuk u gjetë më asgjë.
Veturën, drogën dhe shtetasit shqiptar i kanë marrë nën mbikqyrje të mëtutjeshme policia dhe prokuroria./gazetametro.net