Nikola Jokic do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës supermax prej 260 milionë dollarësh me Denver Nuggets gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Metro.
27-vjeçari përsëriti angazhimin e tij afatgjatë ndaj Nuggets këtë javë, deri në pikën kur Jokic planifikon të nënshkruajë ofertën supermax pesëvjeçare, prej 260 milionë dollarësh në korrik.
Sources: Nikola Jokic has reaffirmed his long-term commitment to Denver in recent days, clearing way to sign a $260M supermax in offseason.
Inside what’s next for the Nuggets in wake of Tim Connelly’s departure — with @sam_amick at @TheAthletic: https://t.co/pjnfYExvwP
— Shams Charania (@ShamsCharania) May 27, 2022
Jokic, i cili u emërua MVP (Lojtari më i vlefshëm) i NBA’së këtë sezon, kishte mesatarisht 27.1 pikë dhe 13.8 kërcime, me 7.8 asistime në 74 ndeshje me Nuggets në 2021-2022.
Serbi Jokic ishte shpallur MVP edhe në sezonin paraprak 2020-2021./gazetametro.net