Një serb në Jarinjë është ndaluar mbrëmë për mos deklarim të parave.
Siç bën të ditur policia në komunikatë, të njëjtit i janë gjetur 12 mijë e 665 euro dhe 363 mijë dinar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Policia ndalon një person për mos deklarim të parave
Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.