Loading…

Serbët shpresojnë ta pengojnë Ushtrinë e Kosovës e Kosovën në Interpol, i kanë ndarë detyrat

  • 16/11/2018 | 10:12

Serbët shpresojnë ta pengojnë Ushtrinë e Kosovës e Kosovën në Interpol, i kanë ndarë detyrat

Byroja serbe për koordinimin e shërbimeve të sigurisë së Serbisë ka përfunduar mbledhjen në të cilën është debatuar se çfarë duhet të bëjnë ato për të penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe i kanë ndarë detyrat, njoftojnë mediet serbe.

Në pyetjen e mediave se a kanë qenë tema kryesore të taKosova dhe anëtarësimi në Interpol, si dhe paralajmërimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës tema kryesore të mbledhjes, ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanovic ka thënë se është shikuar situata e tërësishme e sigurisë, me theks të posaçëm në Kosovë, ndërsa më së shumti për formimin e Ushtrisë, sepse, sipas tij, kjo është në kundërshtim me të gjitha dokumengtet ndërkombëtare juridike.

Nga ana tjetër, sipas ministri serb, një vendim i tillë nuk mund të zbatohet pa mbështetjen e serbëve, mbështetje të cilën ai thotë se nuk e kanë, transmeton gazetametro.net.

Në pyetjen se cili është përfundimi konkret i mbledhjes së sotme, ai sipas B92-shit, përgjigjet: “Përfundimi kryesor është që të gjitha shërbimet e sigurisë i kanë mafrrë detyrat se çfarë duhet të bëjnë, por për arsye të kuptueshme, nuk mund të them se cilat janë detyrat”.

Ai ka shtuar se esenca eshtë të pengohet ekzodi i serbëve, pa treguar shkaqet që po mund të shkaktuakan një ekzodus të tillë.

Ai ka thënë se deri në çastin e fundit do të përpiqen për të mos u pranuar Kosova në Interpol./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë