Loading…

Serbët shpërndajnë ëndërrat nëpër botë: Në Afrikë e kanë shkruar “Kosova është serbi”

  • 27/10/2018 | 22:23

Serbët shpërndajnë ëndërrat nëpër botë: Në Afrikë e kanë shkruar “Kosova është serbi”

Serbëve nuk iu mjaftojnë ëndërrat vetëm në shtëpi, por i shpërndajnë ato kahmos nëpër botë. Madje deri në Botsvanën e largët, në jug të Afrikës.

Patriarku i kishës serb Irinej, të shtunën, në kryeqytetin e Botsvanës, ku e paska bekuar një faltore të re të Kishës ortodokse serbe, paska thënë se ky shtet është mik i tyre, sepse në objektin e kishës është shkrur “Kosova është zemra e Serbisë”, njoftojnë mediet serbe.

Madje, ky shtet, sipas patrikut serb, paska qëndrim të duhur ndaj “problemit më të madh serb”, e që ky qenka Kosova!

“Punë serbësh”, siç shprehen shpesh edhe vetë serbët, kur flasin për gjërat e tyre negative./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë