Loading…

Serbët rrënojnë xhaminë shqiptare në Beograd (Foto)

  • 26/05/2017 | 09:35

Serbët rrënojnë xhaminë shqiptare në Beograd (Foto)

Në paralagjen e Beogradit, Zemun Polje, gjatë natës së mbrëmshme është rrënuar një xhami e ndërtuar nga komuniteti islamik i kësaj pjese, që janë shqiptarë, e edhe romë e ashkali me prejardhje nga Kosova.


Televizioni N1 bën të ditur se aksioni për shembjen e kësaj xhamie ka filluar gjatë natës, midis orëve 3:00 dhe 4:00 në mëngjes, përcjellë gazetametro.net.

Forca të shumta policie dhe të xhandarmërisë serbe kishin bllokuar lagjen duke bërë tri unaza sigurie përreth. Ata kanë lënë që në lagje të hyjnë vetëm banorët lokal, të cilët i kanë thënë televizionit N1 se janë shumë të zemëruar për shkatërrimin e objektit të tyre fetar.

Banorët thonë se ky rrënim konsiderohet i paligjshëm dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave në ditët e ardhshme.

Ky objekt fetar që nuk i ishte dhënë leja, kishte filluar të ndërtohet në vitin 2014.

Imami i kësaj xhamie të Zemun Polje, ku jetojnë afër 500 familje myslimane, ka thënë se në këtë lagje të Beogradit, të gjitha objektet janë pa leje, duke përfshirë edhe kishën.

Dje gjatë ditës, autoritetet lokale kishin thënë se është shtyrë rrënimi i objektit dhe se negociatat për këtë objekt do të zhvilloheshin në nivel më të lartë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë