Loading…

Serbët protestojnë në veri të Mitrovicës

  • 15/01/2017 | 11:05

Serbët protestojnë në veri të Mitrovicës

Serbët e veriut do të protestojnë sot në veri të Mitrovicës, për shkak të shkuarjes së njësisë speciale të policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në veri dhe siç thuhet, tentimit të frikësimit të popullatës serbe në atë pjesë të vendit.


Burime të KP-së bëjnë të ditur se protesta do të mbahet sot në ora 12:00 tek sheshi ‘Car Llazar’ në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd-Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm.

“Shqiptarët kanë dërguar në veri pa lejen e NATO-s dhe faktorëve tjerë relevantë 17 automjete të blinduara të tipit ‘Kobra’ me pjesëtarë të njësisë speciale, me qëllim të provokimit të një konflikti të gjerë në atë pjesë të territorit”, ka thënë mes tjerash Vuçiq. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë