Loading…

Serbët: Po u jetësua platforma e Tiranës, fillon krijimi i Shqipërisë së Madhe

  • 31/03/2017 | 10:23

Serbët: Po u jetësua platforma e Tiranës, fillon krijimi i Shqipërisë së Madhe

“Në krizën e tanishme politike në Maqedoni, interesi më i madh është që të mos mbijetojë platforma e Tiranës sepse ajo praktikisht do të thotë fillimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe”, thotë për gazetën serbe “Politika” Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë demokratike të serbëve në Maqedoni (PDSM).


“Kjo platformë është krijuar në një shtet të huaj, i akuzon serbët dhe maqedonasit për gjenocid ndaj shqiptarëve në periudhën 1912 deri në 1956. Nëse kjo kërkesë fiton të drejtën civile, populli serb në Maqedoni do të gjendet në situatë të pamundur. Njëkohësisht do ta sjell edhe Serbinë në situatë shumë të rëndë”, pretendon Stoilkovic, përcjellë gazetametro.net.

“Gjithçka është kontestuese, madje edhe kalimet e integruar të kufijve ndaj Shqipërisë dhe Kosovës për të cilët nuk flitet shumë, ndërrimi i simboleve shtetërore, futja e gjuhës shqipe në Kushtetutë që është hyrje në federalizëm të shtetit”, ka thënë ai.

Më tutje shton: “Me realizimin e platformës shqiptare, do të krijohet shteti dy nacional në të cilin nuk do të ketë vend për pjesëtarët e pakicave siç janë serbët, romët, ndërsa Maqedonia do të vijë në situatë në të cilën aktualisht janë boshnjakët të cilë po bllokohen nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Më së shumti çfarë mund të fitojmë prej krejt kësaj situate janë zgjedhjet e reja. Por kurrë nuk dihet kur kemi punë me “miqtë tanë ndërkombëtarë”. Interesi i tyre strategjik është që të kryejnë punë me shqiptarë, të zgjidhin problemin e emrit të shtetit maqedonas dhe të na shtyjnë në NATO. E si do të jetë për shtetasit maqedonas fare nuk është me rëndësi”, thotë Stoilkovic.

Ai tregon se javën e ardhshme vjen në Maqedoni Donald Tusk, presidenti i Këshillit të Evropës i cili ka rol që të bëjë presion shtesë në kryetarin e Maqedonisë që t’ia jep mandatin liderit të LSDM, dhe thotë, sa është i informuar, kryetari Ivanov këtë nuk do të pranojë.

“Pas kësaj pason artileria shtesë diplomatike dhe dalja eventuale nga labirinti i tanishëm, zgjedhjet e reja parlamentare bashkë me ato lokale. Natyrisht me kusht që mos të ndodh ndonjë incident i inskenuar me të cilin do të ishte ndërruar rrjedha e ngjarjeve politike”, përfundon Stoilkovic. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë