Loading…

Serbët po bëjnë politikë që nuk i duhet as dreqit

  • 02/02/2017 | 21:21

Serbët po bëjnë politikë që nuk i duhet as dreqit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia po bën një politikë provokuese, e siç ka thënë ai, kjo nuk i duhet dreqit.


“Fqinjët tanë janë për të ardhur keq, kur kapen për politikë që nuk i duhet dreqit, e lëre më popullit të Serbisë”, ka thënë Rama.

Po ashtu, Rama ka thënë se shqiptarët nuk duhet të bien pre e provokimeve.

Ndërkohë, edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi, ka potencuar që dialogu me Serbinë ka vështirësi, por siç thotë ai, po përkushtohen të kalohen këto vështirësi.

“Unë besoj se do të arrijmë sukses në dialog. Dialogu ka pasur sukses. Disa kanë pritur sukses më të madh, por këto janë vështirësi shekullore në mes të Serbisë dhe Kosovës, dhe nuk mund të kalohen lehtë”, ka thënë Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Edi Rama janë të ftuar së bashku në emisionin “Zona e Debatit”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë