Ministri serb i punës Aleksandar Vulin reagon me nervozizëm në deklaratën liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryeministrit të ardhshëm Zoran Zaecv, se në Serbi është në pushtet një udhëheqësi nacionaliste.
Ai me ironi e pyet se “a e ka shpikur vet sulmin ndaj Vucic’it apo këtë i kanë thënë Rama, Thaçi apo Xhaferi?”, përcjellë gazetametro.net.
Lideri i LSDM Zoran Zaev ka deklaruar për portalin serb “Kurir” se maqedonasit dhe serbët janë popuj vëllazërorë por se në Serbi qeverisë një udhëheqësi nacionaliste e Aleksandar Vucic’it. Ai ka shtuar se Vucic është vet deklaruar si lider në regjion ndërsa i shprehë pozitat e veta nacionaliste në rastin e parë kur i kërcënohet karriera politike. /gazetametro.net