Loading…

Serbët në sherr, nxjerrin nga zyra Jabllanovic’in

  • 22/05/2017 | 17:55

Serbët në sherr, nxjerrin nga zyra Jabllanovic’in
Me urdhër të kryetarit paralel të Leposaviqit, Zoran Todiq, është larguar nga zyra kryetari aktual i komunës, Dragan Jabllanoviq, i cili është zgjedhur mbi bazën e ligjit për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.


Dragan Jabllanoviq është babai i ish-ministrit në Qeverinë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.

Për largimin e kryetarit Jabllanoviq kanë marrë pjesë edhe nëna dhe motra e kryetarit të listës serbe, Sllavko Simiq, raporton Tribuna Channel.

Nëna Radojka dhe motra Sllagjana Simiq, siç shihet në këto fotografi, aktivisht janë marrë me mbledhjen e njerëzve për largimin e kryetarit Dragan Jabllanoviq.

Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës Serbe.

Aleksandër Jabllanoviq ditë më parë ka regjistruar partinë e tij, të quajtur “Partia e Serbëve të Kosovës”, duke u bazuar dhe respektuar në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë