Loading…

Serbët kërkojnë edhe një komunë të re

  • 09/10/2017 | 09:08

Serbët kërkojnë edhe një komunë të re

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalaibovr Jevtiq, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë në të gjitha mjediset me shumicë serbe, por që të fitojë ulëse në kuvendet komunale të Istogut dhe të Klinës, ku shqiptarët janë shumicë.


Javtiq ka shtuar se qëllimi i Listës Serbe është të fitojë në ato mjedise ku shumicë janë shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi t’i zgjidhë problemet jetësore me të cilat ballafaqohen serbët. Ai gjithashtu ka kërkuar që të formohet një komunë e re serbe, Plemetin – Prelluzhë.

Ndërkaq Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se Lista Serbe garon me kandidatë për kryetarë në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për herë të parë edhe në 11 komuna ku shumicë nuk janë serbët, shkruan sot, gazeta Zeri.

“Ne jemi partia e vetme serbe e cila ka arritur t’i bashkojë serbët në Kosovë dhe në zgjedhjet e 11 qershorit kemi arritur të fitojmë me 90 për qind të votave të serbëve të Kosovës. Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit garojnë 17 subjekte politike serbe. Lista Serbe është e vetmja që ka marrë mbështetjen e Beogradit”, ka thënë Rakiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë