Loading…

Serbët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë

  • 28/03/2018 | 14:41

Serbët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë

Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës pas një mbledhje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës kanë dalë me tri propozime. Ata u kanë dhënë tri javë afat institucioneve të Kosovës që ta nisin formimin e Asociacionit, në të kundërtën atë do ta bëjnë vet një gjë të tillë.

Kërkesë tjetër e tyre është dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe drejtorit të Policisë.

Në këtë pikë ata kanë kërkuar edhe dënimin e, siç u tha, të gjithë atyre që kanë ushtruar dhunë të hënën kur u arrestua drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndërsa kërkesa e tretë e dal nga ky takim është apeli për  institucionet e sigurisë, KFOR dhe EULEX që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë “që ta mbrojnë  popullin serb në këto hapësira”.

Kjo mbledhje ka ardhur pas arrestimit të Gjuriqit, veprim që nxiti serbët të paralajmërojnë tërheqjen nga Qeveria dhe të kërcënojnë se do ta shpallin njëanshëm AKS’në.

Dje, zyrtarët e Listës Serbe kishin paralajmëruar për sot formimin e AKS’së, por në takimin e sotëm në Mitrovicë një gjë e tillë vetëm iu dërgua si ultimatum qeverisë kosovare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë