Loading…

Serbët kërcënojnë me jetë deputetin Milaim Zeka

  • 22/10/2018 | 19:16

Serbët kërcënojnë me jetë deputetin Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime nga shtetas serbë, persona të panjohur për të.


Deputeti Zeka ka pranuar disa mesazhe kërcënuese në Facebook nga Milovan Ivanisevic, njofton gazetametro.net.

”Ti q** krejt çka i ke të gjallë dhe të vdekur. Kallxom o p** ku të vijë vetëm më trego vendin”, thuhet në mesazhin e parë kërcënues ndaj deputetit Zeka.

Ndërkohë ai ka pranuar edhe mesazhin e dytë kërcënues po ashtu nga një tjetër serb, i cili është nga Beogradi sipas disa të dhënave.

”Po e shoh që ju keni folur shumë për serbët dhe supozojë që dhe ju keni votuar pro transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Mos luani me ne! Nëse ju hyni në Veri ne do të kthehemi në Kaçanik e Prizren… ”, thuhet në mesazhin e dytë ndaj deputetit Zeka, njofton gazetametro.net.

E gjithë kjo ndodhi pasi deputeti Milaim Zeka pati një reagim në facebook, në lidhje me sulmin në Istog ndaj pelegrinëve serbë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë