Deri kur më do të luftojmë? A nuk kemi humbur shumë jetë, persona të zhvendosur nga vendi ku janë lindë e rritë, rini të thyer? Këto janë pyetjet të cilat duhet të përgjigjet presidenti serb Tomislav Nikolic.
“Deri sa jam në zyrë, unë do të përpiqem që të mos ketë luftë me askënd, do të marrë përgjegjësi për të gjitha vendimet që marrë”, ka thënë Nikolic.
Por, analistë e akademikë të vjetër serbë, e kanë komentuar idenë e Nikolicit për “luftën në Kosovë”.
Filip David “vetëm pak na duhet për të arritur deri tek kaosi”

Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se deklaratat e presidentit Nikolic i kemi dëgjuar tashmë në forma të ndryshme në fillim të viteve të 90’ta dhe se ato kanë quar deri tek krimet dhe gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur. Ajo çka më shqetëson më së shumti është se prap ne si popull (serb) kemi hyrë në fazën ku askush nga popujt e tjerë nuk vyn përpos nesh!
Goran Markovic “edhe sa njerëz duhet të vdesin?”

Edhe sa njerëz duhet të vdesin në mënyrë që Nikolic të fitojë edhe një mandat? Edhe sa njerëz të ri duhet të ikin nga ky shtet për deri sa qeveriset nga Nikolic? A do të mbetet ndokush gjallë deri në fund të sundimit të tij?
Gorcin Stojanovic “në ballë, me bijtë tanë”

Unë shpresoj se në këtë luftën e re e cila u shpall nga presidenti serb, do të qëndrojnë ushtria serbe ashtu siç kanë bërë 100 vjet më parë dhe në këtë luftë shpresoj që Nikolic t’i merr të dy djemtë e tij njërin në anën e majtë tij dhe tjetrin në të djathtën e tij dhe pastaj të kthejë ashpër dhe pa asnjë kompromis Vushtrrinë në Serbi.
Ratko Bozovic “kështu nuk është dashtë të fliste”

Të gjitha këto deklarata janë bërë në mënyrë që të përqendrohet vëmendja në Nikolic’in I cili është duke kandiduar për president të Serbisë. Treni “Kosova është serbi” është pjesë e një fushate të Nikolic’it për t’u bërë president.
Matija Beckovic

Është një thënie e popullit serb “Luftën shpalle dhe pastaj harroje”. Shpresoj që kjo do të ndodhë edhe këtë herë.