Loading…

Serbët ‘frikësohen’ se Jablanovic bëri marrëveshje me kosovarët

  • 06/04/2017 | 08:52

Serbët ‘frikësohen’ se Jablanovic bëri marrëveshje me kosovarët

Kthimi i Aleksandar Jabllanovicit në krye të Listës Serbe ka tronditur dhe habitur shumicën e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.


Pa konsultim dhe marrëveshje me pjesën tjetër të Listës Serbe, Jabllanovic, një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë serbe të Punës, ka nënshkruar se do të bëhet kryetar i kësaj partie, post i mbajtur deri tash nga Slavko Simic.

“Ky ishte plotësisht një vendim i njëanshëm i Jabllanovicit dhe se ajo çka është me e keqja është se ne e kemi kuptuar këtë nga mediat” thonë disa burime të gazetës serbe ‘Blic’ nga Lista Serbe, përcjell gazetametro.net

Anëtarët e grupeve politike në Kosovë, të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës janë frikësuar se Jabllanovic këtë lëvizje e ka bërë papritur dhe se ka bërë një marrëveshje me autoritetet e Prishtinës.

Përndryshe, Jabllanovic ishte kreu i Listës Serbe deri në tetor 2015, kur ai u shkarkua, pas protestave të shumta që u mbajtë kundër tij në Kosovë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë