Protestat e serbëve në veri të Kosovës kundër taksës së vendosur ndaj produkteve serbe do të vazhdojë edhe sot.
Protesta do të fillojë në orën 12:00, e kësaj proteste do t’i bashkohen edhe lojtarët e klubit të basketbollit të ‘Partizanit’.
Sipas anëtarit të Listës Srpska, Igor Simic, lojtarët e ‘Partizanit’, do të luajnë edhe një lojë miqësore me ekipin e ‘Trepçës’, shkruan ‘Tanjug’.
Protestat kundër taksës ka më shumë se një javë që kanë filluar. Në mbështetje të tyre kanë dalë të gjithë anëtarët e Listës Srpska, të cilët po kërkojnë heqjen e taksës.
Sidoqoftë, kjo protestë është vazhdim i protestave të nisura që nga java e kaluar kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë doganore prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake.
Është raportuar se protestat në veri po nxitet nga politikanët e Beogradit, të cilë janë alarmuar nga situata e krijuar me bllokim të tregut të Kosovës për Serbinë, transmeton gazetametro.net.Srb