Loading…

Serbët e ofendojnë Janjiqin për një foto me Haradinajn (Foto)

  • 14/01/2017 | 15:07

Serbët e ofendojnë Janjiqin për një foto me Haradinajn (Foto)

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Raporte Ndëretnike, njihet si njëri ndër pjesëtarët e rrallë të skenës publike serbe që mban qëndrim realist ndaj Kosovës.


Ai shpesh e kundërshton politikën nacionaliste në Serbi dhe kërkon qasje më normale në raport me Kosovën.

Nuk është e pazakonshme të shihet në Prishtinë, pasi merr pjesë në takime dhe tryeza të rrumbullakëta ku diskutohet për raportet shqiptaro-serbe.

Në njërën prej vizitave në Prishtinë, Janjiq është takuar me Ramush Haradinajn dhe ka bërë fotografi, njofton Klan Kosova.

Gazeta beogradase Novosti e ka publikuar këtë fotografi me titullin: “Janjiq i përzemërt me terroristin në restorantin prishtinas”.

Shumë lexues e kanë ofenduar Janjiqin, duke e quajtur “tradhëtar”.

Ai e ka shpjeguar gjithë situatën.

“Nuk jam mik me Haradinajn, por njihem me të. Jemi takuar disa herë”.

“Gjyshi i tij është i varrosur në varrezat e Beogradit, kurse gjyshi im në varrezat e Deçanit”.

“Për këtë temë kemi biseduar në një restorant, diku në 2012 – 2013”.

“Atëherë është bërë edhe fotografia jonë e përbashkët, e cila tash ka shkaktuar reagime të ashpra”.

Sipas Janjiq, shtrëngimi i duarve ka qenë një lloj “vulosjeje” e marrëveshjes për të bërë çdo gjë që eshtrat e gjyshit të Haradinajt të kthehen në Kosovë, si dhe të rregullohen varrezat në Deçan.

“Me Haradinajn nuk jam takuar që dy vjet”.

 

ramush-haradinaj-dusan-janjic

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë