Loading…

Serbët e mirëpresin autostradën nga Kosova

  • 22/03/2017 | 08:14

Serbët e mirëpresin autostradën nga Kosova

Paralajmërimi se planifikohet ndërtimi i autostradës nga Nishi, përmes Prishtinës deri në Durrës, ka gëzuar jo vetëm shoferët, por edhe banorët e këtij rajoni të Serbisë.


Rruga që tani shfrytëzohet nga mijëra vozitës brenda ditës, nuk është sanuar si duhet tash e disa decenie.

Gropa, gunga, çarje asfalti ka në çdo kilometër të kësaj rruge, përcjell b92. Në disa pjesë shoferët vozisin majtas e djathtas për mos e dëmtuar automobilin.

Nga Nishi deri në Prishtinë janë 115 kilometra, e rrugëtimi zgjat më shumë se tri orë.

Serbia po e përgatit dokumentacionin teknik nga Nish deri në Merdar e autostrada do të mund të përfundonte deri në vitin 2020.

Gjatësia e autostradës Nish – Durrës parashihet të jetë 384 kilometra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë