Loading…

Serbët e kanë kuptuar se Thaçi nuk ka përkrahje për lëvizje të kufijve?

  • 29/08/2018 | 21:26

Serbët e kanë kuptuar se Thaçi nuk ka përkrahje për lëvizje të kufijve?

“Beogradi nuk do të marrë asgjë në bisedime me Prishtinën” është parashikimi i kryetarit serb Vucic, ndërsa “Insajder”-i serb konstaton se Thaçi nuk ka përkrahje për lëvizjen e kufijve


Zgjidhja është larg ndërmjet në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, ka thënë sot kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe, sipas parashikimit të tij, Beogradi nuk do të marrë asgjë në bisedime me Prishtinën.

“Nëse nuk na japin asgjë, çfarë të bëjmë… Nëse guxoj të parashikoj – kështu edhe do të jetë”, ka thënë Vucic, transmeton gazetametro.net.

Duke u ndërlidhur me këtë, “Insajder”-i serb, në artikullin me titull “Thaçi nuk ka mbështetje për ndryshimin e kufijve”, thekson se kryetari i Kosovës nuk e ka mbështetjen as të dy partive të koalicionit qeverisës, si dhe përmend faktin se opozita sot ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do t’i ndalohet kryetarit të Kosovës që në dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve të bisedojë me Serbinë për ndarje apo korrigjim të kufijve.

“Insajder”-i përmend edhe reagimet e partive opozitare dhe citon Abdullah Hotin, shefin e grupit parlamentar të LDK-së, të ketë thënë se tashmë e kanë të harmonizuar tekstin e rezolutës, në të cilen thuhet se askush s’ka të drejtë të bisedojë për territorin e Kosovës.

Përkujtohet se kryetari i Serbisë më 8 shtator do të udhëtojë në Kosovë, ku ka thënë se do të jetë 24 orë. Vëmendje të veçantë ka thënë se do t’i kushtojë fjalimit, të cilin do ta lexojë në Mitrovicën e veriut apo në Zubin potok.

“Do ta mbaj fjalimin, dhe do të kujdesem për secilën fjalë, sepse nga ato fjalë do të matet e ardhmja e vendit në vitet e ardhshme. Motivi im është cili do të jetë rezultati në të ardhmen. Ky është njëri prej fjalimeve më të rëndësishme në jetën time, ndoshta edhe më i rëndësishmei”, ka thënë Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë