Loading…

Serbët ankohen në BE për vizitën e ministrit të FSK’së në veri

  • 06/12/2016 | 22:14

Serbët ankohen në BE për vizitën e ministrit të FSK’së në veri

Prefekti i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se është shqetësues fakti që edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli ka qëndruar në veri, sepse, ka shtuar ai, sipas marrëveshjes nga Brukseli, FSK nuk mund të vijë në këtë pjesë të Kosovës.

Për këtë arsye, ka thënë ai pret që “ bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës në Bistricë, të pashembullt e ka quajtur ai, e nëse kjo nuk ndodh, nesër do t’i dërgojë letër të deleguarit BE-së, sepse, sipas tij njerëzit në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur.

Serbët në veri, sipas fjalëve të Rakiqit që i transmeton që i citon Veçernje Novosti, janë shqetësuar sidomos pse bashkë me Mustafën kishte shkuar edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli, sepse, ka shtuar ai, sipas marrëveshjes nga Brukseli, FSK nuk mund të vijë në veri, transmeton koha.net.

“Për këtë arsye kemi ndër mend t’iu drejtohemi përfaqësuesve të Bashkimit Europian, sepse BE është mentor i këtyre marrëveshjeve. Sikur rastësisht pala serbe të shkelte ndonjë marrëveshje, me siguri deri më tash do të ishte caktuar mbajtja e mbledhja e Këshillit të Sigurimit KB-së”, ka thënë ai.

Pas paralajmërimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se do të ndërprenë çdo bashkëpunim me KFOR-in, nga ky mision është kumtuar se do të vazhdojë punojë për të mirën e popullit në Kosovë në përputhje me mandatin e vet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë