Loading…

Selmanaj: Komandantat thirrën seancën brenda natës, Thaçi i ka kap për hunde Haradinajn dhe Limajn

  • 04/09/2018 | 13:08

Selmanaj: Komandantat thirrën seancën brenda natës, Thaçi i ka kap për hunde Haradinajn dhe Limajn

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reagur nëpërmjet një statusi në facebook duke thënë se janë kritikuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta ndalur presidentin Thaçi ‘për pazare me territorin e Kosovës’ kurse pozita brenda natës u mobilizuan të thërrasin një seancë tjetër të jashtëzakonshme.


Selmanaj duke ironizuar e quajtur me termin ‘komandanta’ opozitën ka thënë se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme brenda natës dhe thërrasin ta votojnë një rezolutë të Kuvendit që këtë mandat e ka Qeveria që nga viti 2011, shkruan gazetametro.net.

Selmanaj ka thënë se të gjithë këtë situatë e ka krijuar presidenti Thaçi, i cili sipas tij i ka kapur për hunde kryeministrin Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Limaj.

Ja postimi i plotë:

Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaqin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!
E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme… Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011.

Përgjigja është dikun tjetër, më sakt në zyrën e Presidentit… Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate… i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.
Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik – mikut të tij Aleksandrit.

Pêr ta ndal Hashimin, na duhet bashkim dhe mobilizim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politike, brenda dhe jashtë institucioneve.

Me shtetin nuk ka lojë!!

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë