Loading…

Selmanaj – Haki Abazit: Ti je elementimë përçarës i kësaj Qeverie

  • 25/03/2020 | 16:36

Selmanaj – Haki Abazit: Ti je elementimë përçarës i kësaj Qeverie

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka reaguar zëvendësministrit Haki Abazi, dukee quajtur atë njeri më përçarës i kësaj qeverie, që përbëhet nga koalicioni i partive në të cilat bëjnë pjesë që të dy, transmeton Gazeta Metro.


Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme parlamentare, Selmanaj tha se deklaratat e Abazit po e bindin atë që elementi më përçarës brenda qeverisë është vetë Abazi.

“Z.Abazi në fakt, ato që po i thua t’i definitivisht po më bind në ato që po e thotë edhe z.Gashi që elementi më përcarës brenda qeverisë jeni ju”, tha Selmanaj.

Ai ka shtuar se të njëjtin rol Abazi e kishte pasur edhe sa ishte pjesë e shoqërisë civile, që sipas Selmanajt ai kishte i investuar në të për prishjen një rrjeti të OJQ’ve, gjë që nuk ka rezultuar ashtu siç ka planifikuar.

“Po këtë rol e keni pasur sa keni qenë pjesë e shoqërisë civile, ke pas investu shumë në mu që me e prishë një rrjet të OJQ-vë, përmes meje, po s’ke mujt dhe tash po bindem që elementi më përqarës është ky, nuk është shteti lozhë e masonëve, konspiracion. Prandaj po them pavarësisht se kjo qeveri mori fund, është e domosdoshme që kjo logjikë me marrë në fund, njerëzit si ky nuk i duhen shtetit, mund t’ia jepni një detyrë tjetër, por, jo i dyti i vendit”, ka deklaruar Selmanaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë