Debati për ndryshimet në Ligjin për Veteranë, ka rrjedhur edhe në rrafshin personal. Përderisa Nasim Haradinaj foli me përbuzje dhe ofendoi Besim Selmanajn, duke e quajtur komandant ‘i tespishtes dhe langarec’, nipi i tij Kujtim Selmanaj, i ka reaguar Haradinajt, duke i thënë se po flet si ‘defatore’.
Krejt ky reagim ka ardhur pasi Nasim Haradinaj, ka ofenduar Besim Selmanajn, që është vllau i kryetarit të Deçanit. Siç thotë Selmanaj, vetë Nasim Haradinaj në kohën e luftës nuk ka qenë në Kosovë.
“Mbaj mend se si ty, “ordineri “ edhe vëllau i familjes, nuk të pata parë fare në odën tënde në vitin 1991, atëherë kur unë dhe ky “Komandanti i Tespishtës” po i gëzoheshim lirimit nga burgu të babai tënd, patriotit të madhë të asaj kohe, Smajl Haradinaj”, ka shkruar Kujtim Selmanaj.
Madje, Selamanaj e ka kritikuar Haradinajn për gjithë ç’ka thënë, duke e quajtur atë defatore.
“Reagova unë si më i riu i familjes, sepse këta “Selmanajt”tjerë, nuk dënjuan të bien në nivelin tënd prej “defatoreje”, që të vetmen cilësi e ka “gojën e keqe””, ka thënë ai.
Tutje Selmanaj e ka ironizuar Haradinajn për kohë që nuk ka qenë në Kosovë.
“Si 10 vjecar sa isha atë kohë, shpesh e kam pyetur vetën se “ku është Nasimi”. Por, tash po e marr vesh që paskëshe qenë shumë i zënë në themelimin e UCK-së, dhe se besoj që, me plotë të drejtë, e meriton statusin e veteranit të “klasit të parë””, ka shtuar Selmanaj.
Ironia nuk përfundon këtu, pasi Kujtim Selmanaj tregon për ”zotësitë” e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai përmend tri vepra, që me ironi , ai i ka quajtur heroizma.
Gjithë këto reagime vijnë pas debatit për kategorizimin e veteranëve të UÇK-së. Besim Selmanaj, që është kryetar i OVL të Dukagjinit, e kundërshton këtë kategorizim, ndërkohë që OVL e UÇL-së në qendër, e ka inicuar këtë ndryshim.
Lexoni të plotë reagimin e Selamanajt:
Ka kohë që je duke u marr me “Selmanajt”, ashtu qysh i quan ti- duke i shajtë e duke shpifë nëpër koluaret dhe kategorinë e njerëzve tu- duke fillu prej hajnave te malit e deri te ata lopqarët me të cilët rrin, sepse nuk të ka mbetë njeri me dinjitet afër. Por, prap se prap, shokë ke. Nuk ke mbet asnjëherë pa ta! Secili e gjenë kategorinë e vet.
Reagova unë si më i riu i familjes, sepse këta “Selmanajt”tjerë, nuk dënjuan të bien në nivelin tënd prej “defatoreje”, që të vetmen cilësi e ka “gojën e keqe”. Thash të të shkruaj unë, se edhe unë dikur kam qenë si ti- i kam rujt lopët në livadhet e tua që i ke pas lanë djerrinë, në kohën kur ti, që sot na shitesh patriot, u merrshe me “punë të mëdha për ndërtimin e shetit”, diku atje në Suedi.
Fillimisht, në këtë përbaltjen tënde të fundit, theksin e paske vendosur tek etikimi “ordiner” që t’u dha në Parlament nga “vëllai i yt”, duke lënë nën hije atë që të dhëmb më fort e të përshkruan më shumë: “DEZERTOR”!
Sa për kujtesë, nuk është hera e parë që cilësohesh i tillë publkisht. Dhe jo nga këta “Selmanajt”! Por, pikëriht nga familjarët që, fatkeqësisht për ta, ndajnë të njejtin mbiemër me ty.
Nasim, me këtë shkrim, më ke kthyer shumë në kohë! Mbaj mend se si ty, “ordineri “ edhe vëllau i familjes, nuk të pata parë fare në odën tënde në vitin 1991, atëherë kur unë dhe ky “Komandanti i Tespishtës” po i gëzoheshim lirimit nga burgu të babai tënd, patriotit të madhë të asaj kohe, Smajl Haradinaj. Jo pra, ti nuk ishe për të pritur lirimin e tij, sikur bënë qindra burra teksa qëndronin në odën tënde, që dikur u bë edhe Shtab i Përgjithshëm i UCK-së, për të gjithë ata veteranë e dëshmorë që sot ti i cilëson si “të kategorisë së dytë”. Dhe, si 10 vjecar sa isha atë kohë, shpesh e kam pyetur vetën se “ku është Nasimi”. Por, tash po e marr vesh që paskëshe qenë shumë i zënë në themelimin e UCK-së, dhe se besoj që, me plotë të drejtë, e meriton statusin e veteranit të “klasit të parë”.
Nuk e di, por seç po më kujtohet që diku, ne rruget e fshatit tonë, e pata marr përgjigjen e pyetjes sime -që Nasimi ka ik prej Kosove dhe është dorëzu me qendru në vendin e vet, shkaku i nja 3-4 viteve burg e nja dy shkopave të gomës. Nuk e pata besu, sepse jamë rrit si fëmi pa babë e pa axhallarë afër, të cilët ishin në burgë për po të njejtat arësye sikur babi i yt.
Nuk e di se si pa arsye mu kujtua një shprehje e Smajl Haradinit kur i pati thënë Murselit “mos mbaj mend bash gjithçka”- shprehje që me shkon përshtati më së shumti mua tash. U mundova me e kujtu patriotizmin tënd dhe momentin se kur ti u bërë bashk me këta veteranët e “kategorisë së dytë”, pas marsit të 98-tës_ Por, për çudi, mbaj mend vetem tre heroizma të tu, dhe po ti përmendi duke filluar nga ai më i vogli e duke u bazuar në kronologji:
Nuk e di Nasim Haradini, “Ordinieri” i vëllaut e i familjes tënde, pse me shkon shumë shprehja e babës tend thënë Mursel Ahmetit “mos mbaj mend bash gjithçka”!Por, për çudi po më kujtohet koha kur isha anëtar i kryesisë së AAK-së dhe nënkryetar i ARK-së, dhe në fushata e në takime të ndryshme, duke u mundu me i bindë njerëzit që të votonin AAK-në, shumë herë jamë kryqëzuar me pyetjen e njejtë nga njerëzit “Nëse ti po thua që AAK është e mirë, si ka mundësi që vet familjari i kryetarit të Partisë, Nasim Haradinaj, mos me ia besu votën AAK-së. E për më keq, ti ishe edhe anëtar i Këshillit Drejtues të një partie kundështare, PDK-së!
Duke qenë që njëri kujtim sjellë tjetrin, po më kujtohet dhe një rast shumë interesant, dhe që ndoshta ty do të bëj të kuptosh që miqët nuk bënë me i shajt me emër e publikisht. Ndodhi që babai i yt, patrioti i madh Smajl Haradinaj, i burgosur politik, babë i një të burgosuri politik si ti, kishte ditën e vorrimit në të njejtën ditë me një nënë të të burgosurve politik (gjyshja ime). Për të ndëruar vepren e tij dhe juve, ne e shtyem vorrimin e saj për një ditë tjetër.Madje, njëri nga djemt e sajë, mik i ngusht i babait tend, mbajti fjalim për të, ani se nënën e kishte të vdekur në shtepi. Këtë bënë këta “Selmanajt”, në shenjë kujtimi dhe nderimi për kohërat kur e gjith familja e Kësaj nëne që edhe për se vdekuri nderoj familjen tende, kanë kaluar në shtëpinë tënde për të mirë e si miq.
Se sa poshtë ke rënë, tregon edhe fakti që po e perdorë vrasjen e një luftetari elitë të UÇK-së (Agim Selmanaj) për të “qeruar hesape” me familjarët e tij, që, një Zot e di se si, të paskan ‘prekur në tela’. Madje, edhe shpife se si paskan renë njerëz në pritë atë dië! Kjo është njësoj sikur dikush të të akuzoj ty pse nuk ishe në Kosovë, kur u vranë Luani, Shkelzeni apo Hima, të gjithë të një mbiemri me ty.
E ndjeva për obligim moral për të sqaruar të gjithë ata ndjekës tut në Facebook, që rastesisht mund të jenë lajthitur nga mbiemri yt, që nuk bëhë fjalë për kurrfarë përqarje midis veteranëve, familjeve, apo kush e di çfarë. është thjeshtë një tendencë e një njeriu të vetizoluar, të sëmur nga ambicja për tu dukur, që duke i marrë ‘ne def’ disa emra, dëshiron të tregoj se ekzistoj. Prandaj, me këtë sqarim, ne e mbyllim. E ti vazhdo me i ra defit siç ke bërë që 18 vite. Dhe mos harro me shpifë, sepse je më origjinal.
Përndryshe, “Selmanajt” do të vazhdojnë të të trajtojnë si përherë: me mosperfillje.
Pa pikën e respektit Kujtimi i “Selmanajve”