Loading…

Selmanaj e pranon se ka qenë në kontakt me LDK’në që një kohë

  • 25/05/2017 | 21:32

Selmanaj e pranon se ka qenë në kontakt me LDK’në që një kohë

Ish-analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve.


Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”.

“Sot e vëren që diçka s’po funksionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e njerëzve. Unë personalisht, më kanë bërë të mendoj se njerëzit dëshirojnë ta shohin një klasë tjetër politike”, ka shtuar Selmanaj, transmeton shije.al.

Ai tutje ka thënë se  është krenar që është pjesë e LDK-së.

“S’kam besu se kaq shumë vlera brenda LDK-së”, ka thënë Selmanaj.

Ai e ka pranuar se ka një vit që kam pasur kontakte me njerëzit e LDK-së që të angazhohem.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë