Loading…

Selmanaj-Bislimit:  Kushdo që pretendon që ka ‘Arkiva’ të UÇK-së po vepron kundër Kosovës

  • 09/09/2021 | 23:01

Selmanaj-Bislimit:  Kushdo që pretendon që ka ‘Arkiva’ të UÇK-së po vepron kundër Kosovës

Driton Selmanaj ka kritikuar negociatorin e dialogut teknik të palës kosovare, Besnik Bislimin për çështjen e arkivave.


Sipas Selmanajt, kushdo që pretendon se ka “arkiva” të UÇK-së dhe zotohet t’i hap ato, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoviniste serbe.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kushdo që pretendon që ka “Arkiva” të UÇK-së dhe zotohet kinse ti hap ato, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoveniste të Serbisë. Përpjekja e tillë është e kahershme por asnjëherë nga pala shqiptare nuk ka pas njerëz që kanë pranuar të hyn në këtë agjend tejet dashakeqe për vendin tonë.
Duhet ta dijnë të gjithë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë do të ruhet dhe mbrohet nga kushdo që provon ta dëmtojë ate, qoftë ai edhe kryeministri apo zëvendëskryeministri i Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë