Loading…

Selin Bollati flet për raportin me DJ Gimbon: Nuk e kemi parë si lidhje në kuptimin klasik

  • 02/08/2026 | 12:41

Selin Bollati flet për raportin me DJ Gimbon: Nuk e kemi parë si lidhje në kuptimin klasik

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për raportin e saj me DJ Gimbon, lidhje që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon edhe pas përfundimit të formatit.


Selin u shpreh se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se asnjëherë nuk e kanë parë veten si një çift në kuptimin tradicional.

“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, u shpreh ajo.

Sipas Bollatit, mënyra se si e jetojnë lidhjen i dallon nga shumë bashkëmoshatarë të tyre.

“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, tha fituesja e BBVA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë