Loading…

Selimi thotë se Beogradi e ka në dorë çështjen e krijimit të FAK-ut

  • 14/02/2017 | 19:34

Selimi thotë se Beogradi e ka në dorë çështjen e krijimit të FAK-ut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se e ka lënë në dorë të Beogradit krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.


Ai ka theksuar se para dy vitesh deputetët e Listës Serbe kanë qenë në Beograd pikërisht në kohën kur pritje të diskutohej rritja e përgjegjësive të FSK-së, e ku sipas tij atje u morrën direktivat se si duhet të veprohet me këtë punë.

“Deputetët serbë para dy vitesh ishin në Beograd për të vendosur në lidhje me FSK-në. Prej asaj dite kjo punë është në dorën e Beogradit që të formohet FAK-u apo jo”, u shpreh deputeti Selimi.

Sipas tij Qeveria qysh sot mund t’i rris përgjegjësitë e FSK-së, pasi sipas tij asnjë ligj nuk e ndalon që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë më e pajisur, më e armatosur dhe me numër më të madh ushtarësh. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë