Loading…

Selimi: Thaçi e konsultoi vetëm Vucicin për Ushtrinë, askënd tjetër

  • 08/03/2017 | 21:53

Selimi: Thaçi e konsultoi vetëm Vucicin për Ushtrinë, askënd tjetër

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon t’i personalizojë arritjet, sipas deputetit të LVV-së, njëherësh pjesë e komisionit për siguri, Rexhep Selimi. Ai ka thënë se Thaçi për krijimin e ushtrisë është konsultuar vetëm me Aleksandar Vuçiqin dhe me askënd tjetër. Ai madje thotë se këtë Thaçi nuk e ka bërë as me ndërkombëtarët.


Selimi përmend edhe seancën e fundit në legjislaturën e katërt ku Vetëvendosje ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë krijimin e forcave të armatosura.

“Seanca e fundit në legjislaturën e katërt ka qenë për shndërrimin e FSK-së në forca të armatosura dhe atëherë e kemi përsëritur qëndrimin tonë, edhe sot e themi atë, që ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin. Prej atëherë por edhe sot nuk kemi ndryshuar dhe e mbështesim çdo ndryshim kushtetues. Kjo është dashur të ndodh prej që ka ndodhur pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. “Pavarësia e ushtria duhej të bëheshin bashkë”.

Këtë Selimi thotë ta ketë thënë atëherë në cilësinë e ish komandantit.

E në paraqitjen e Thaçit, Selimi thotë se ka gjetur dy të pavërteta.

“Me paraqitjen e Thacit sot deklaroi se në 2014 të gjithë deputetët e minoriteteve, edhe serbët, kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë shndërrimin e FSK-së në forca të armatosura”, ka thënë ai. “E dyta e pavërtetë është që la të kuptojnë që dikush prej grupeve tjera parlamentare nuk kanë qenë të gatshëm”, shtoi tutje Selimi.

Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve, Selimi thotë se Thaçi nuk është koordinuar mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë