Loading…

Selimi: Rruga e Qeverisë është Beogradi, e Vetëvendosjes është Kosova

  • 14/02/2017 | 22:26

Selimi: Rruga e Qeverisë është Beogradi, e Vetëvendosjes është Kosova

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, tha se Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë për të ardhmen. Rruga e Vetëvendosjes është Kosova, ndërsa rruga e Qeverisë, Beogradi i Serbisë.


“Kosova ka dy rrugë, ose me këtë qeveri drejtë Beogradit, ose me Vetëvendosje drejt shtrirjes se sovranitetit të plotë të Kosovës, pa ‘Zajednicë’ dhe demarkacion të padrejtë me Malin e Zi”, tha Selimi, gjatë një takimi në fshatin Malësi e Vrrinit në Prizren.

Ai, në këtë takim ka folur, për situatën politike në Kosovë. Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e rëndë, shkruan PrezrenPress.

Selimi në këtë takim është shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Adem Shabanaj, dhe kuvendarët e Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj dhe Millaku thanë se Vetëvendosje! po shtrihet gjithandej komunën e Prizrenit.

“Kjo do të prodhojë rezultate drejt fitores”, thanë Rexhaj dhe Millaku. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë