Loading…

Selimi: Policia s’bëri heroizëm në Veri, bënë foto për Facebook

  • 19/01/2017 | 21:28

Selimi: Policia s’bëri heroizëm në Veri, bënë foto për Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një intervistë dhënë në InfoBox të RTV Dukagjinit, nuk mendon se ditën e shtune u bë ndonjë heroizëm i madh, kur Policia e Kosovës u dërgua në veri për ta ndalur trenin serbo-rus.


“Duket që videot e postimet i kanë zënë vendin operimeve konkrete. Në ato video jo që kanë qenë të gatshëm, por nuk i kanë nxjerrë fort mirë. Heronjtë janë ndryshe, jo me fotografi”, ka thënë ai.

Ai nuk e sheh në rregull edhe postimin e fotografive nga ana e pjesëtarëve të Policisë gjatë atij misioni, duke thënë se kjo nuk ishte mirë për imazhin e vendit.

Pikërisht për zhvillimet e fundit, BE-ja ka thirr takim në nivel të lartë në Bruksel. Selimi thotë se kryeministri kosovar, Isa Mustafa, duhet t’i thotë jo kësaj ftese.

Sipas tij, Kosova po e mirëmban rrugën integruese të Serbisë në Bashkimin Evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=5VM30vt1tEo

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë