Loading…

Selimi: Për presidentin serb po votojnë edhe ministra e deputetë të Kosovës

  • 02/04/2017 | 12:58

Selimi: Për presidentin serb po votojnë edhe ministra e deputetë të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se është qeveria e vendit ajo që i ka lënë zonë të lirë veprimi shtetit serb në Kosovë.


Sipas Selimit, dy qeveritë janë bërë ekipë e përbashkët në shkelje të sovraniteti të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës i ka lënë zonë të lirë veprimi Serbisë në Kosovë. Kjo situatë është e padurueshme kur dihet se sot në këto zgjedhje votojnë edhe ministra e deputetë të Kosovës. Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës janë bërë ekipë e përbashkët në shkelje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.”, ka thënë Selimi për Indeksonline.

Ndryshe vlen të kujtojmë faktin se sot po mbahen zgjedhejt për kryetar të Serbisë, e që njëkohësisht edhe serbët në Kosovë

Zgjedhjet për kryetar të Serbisë po mbahen edhe në Kosovë, me gjithësejë 20 lokacione të hapura – 4 qendra dhe 16 degë – ku do të zhvillohet ky proces.

Qendrat për grumbullimin e votave janë hapur në Mitrovicën veriore, Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë