Loading…

Selimi: Nuk bëjmë koalicion me partitë që ishin në pushtet

  • 16/05/2017 | 22:03

Selimi: Nuk bëjmë koalicion me partitë që ishin në pushtet

Subjektet politike kanë afat edhe pak më shumë se dy orë që të dorëzojnë në KQZ, lidhjet e koalicioneve zgjedhore.


Pak minuta më herët në Hajvali është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe AKR-së që të garojnë së bashku në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka lidhur marrëveshje me asnjë nga partitë politike në vend.

Rexhep Selimi nga kjo Lëvizja tha për KosovaPress se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së që mos të ketë koalicione parazgjedhore me  me partitë që kanë qenë në pushtet.

Bazuar në këtë  përgjigje të Selimit, VV nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e as me LDK-në.

Selimi nuk dha ndonjë të dhënë nëse VV do të lidh koalicion me dikë nga subjektet politike e që rrjedhimisht i ka mbetur vetëm AAK-Nisma apo do të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Ne jemi të hapur për këto tjerat. Ta shohim”, tha Selimi për KosovaPress. Partia e Isa Mustafës gjatë ditës ka nënshkruar marrëveshje me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës si dhe Lëvizjes për Drejtësi. Edhe PDK ka nënshkruar marrëveshje me shtatë parti të vogla ndërsa koalicion parazgjedhor qysh moti kanën lidhur AAK e Ramush Haradinajt me Nismën e Fatmir Limajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë