Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke folur për rastin e Astrit Deharit e ka quajtur pushtetin aktual të poshtër
“Kosova ka pas pushtete herë më të dobëta, herë më të mira e herë më të këqija, veç kurrë pushtet ma të poshtër nuk ka pas” ka thënë Selimi.
Selimi gjithashtu tha se është edhe njëherë rasti të ngushllohet familja e Astrit Deharit duke ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti.
“Keni pasur rastin ta ngushëlloni familje, por keni rastin edhe tani ta ngushëlloni nëse punoni për të sjell drejtësi për rastin e Deharit. Nuk mund të mos e nxjerrim edhe një lloj kronologjie, dhe në mes të kësaj jemi në mes të dy klanve. Klani pronto dhe Klanin e Zenunit dhe duket se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur në mes të këtyre dy klaneve” tha Selimi.
Aktualisht është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për vdekjen e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Kjo seancë është thirru nga PDK./gazetametro.net