Loading…

Selimi: Është koha e Vetëvendosjes

  • 02/06/2017 | 15:17

Selimi: Është koha e Vetëvendosjes

Në tubimin e Vetëvendosjess në Vushtrri, para qytetarëve ka folur ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Rexhep Selimi.


“Ka shumë vite që Vetëvendosje i ka prirë ndryshimit të ecjes së shtetit të Kosovës. Ka shumë vite që LVV e ka mbjellur farën e Kosovës, me 11 qershor do ta korrë këtë fitore”, tha në këtë tubim, Rexhep Selimi.

Tutje, ai tha se këtë fitore e kanë mbjellur protestat, rezistenca në parlament, dhe Astrit Dehari.

“Me 11 qershor Kosova do t’ia lë të kaluarën të kaluarës, jetën dhe kohën e vështirë. Kosova më nuk do t’i mbështesë ata që Kosovën e lanë pa sovranitet, pa integritet, dhe me shkelje territoriale. Kosova nuk do t’i mbështesë ata që e lanë atë pa ushtri, ata që vlerën më të lartë të Kosovës UÇK-në e çuan para tribunalit të gjykatës speciale”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.

Ai përfundoi fjalën duke thënë se Kosova e don VETËVENDOSJE!-n, sepse ajo e don dhe e mbronë sovranitetin e Kosovës dhe duke ua përmendur sulmet e subjekteve politike të të dy koalicioneve mes vete para se të formonin koalicionet. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë