Loading…

Selimi: 18 vjet pas luftës, protagonistët e krimeve në Kosovë në liri

  • 05/04/2017 | 18:06

Selimi: 18 vjet pas luftës, protagonistët e krimeve në Kosovë në liri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke marrë shkas nga 18 vjetori i masakrës së Rezallës ka thënë se edhe sot duhet të kujtohen të gjitha ato që i ka bërë Serbia kundër shqiptarëve dhe Kosovës.


“Edhe 18 vjet pas luftës i kemi këto plagë të hapura. Poashtu nuk kemi si të mos i kujtojmë se akoma ato krime nuk janë dënuar si dhe shumë prej protagonistëve të asaj kohe janë të lirë dhe vazhdojnë të kenë poste të rëndësishme”.

“Problemi i Kosovës vazhdon të mos jetë i zgjidhur. Gjithkush kur e kujton Reçakun e kujton ndërhyrjen e NATO-s, por pjesë e kësaj kanë qenë edhe shumë masakra të tjera siç është kjo e Rezallës, Deliajve e shumë e shumë të tjera”.

Selimi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “masakrat nuk do të ndaleshin, nëse Serbia të mos e kishte rezistencën e UÇK-së”.

“Kosova është dashur që shumë shtrenjtë të paguajë zgjimin e Europës dhe ndërhyrjen e NATO-s. Serbia vazhdon të sillet edhe sot me retorikën e njëjtë ndaj Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë