Loading…

Selanik, një shqiptar tenton të ikë nga policia, përplaset fizikisht në ta

  • 22/09/2019 | 23:05

Selanik, një shqiptar tenton të ikë nga policia, përplaset fizikisht në ta

Një shqiptar tenton të largohet nga policia greke, duke kryer manovra dhe gjatë tentativës për t’u larguar, përplaset në policinë, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Selanikut, pasi policia iu vu pas tre automjeteve gjatë një operacioni për parandalim të trafikimit të drogës nga Shqipëria.

Sipas Policisë së asaj zone, brenda automjetit të cilin e drejtonte 34-vjeçari shqiptar, është gjetur 1 kg marijuanë, ndërsa në banesën e tij u gjetën edhe 25 kg të tjera.

Atij iu sekuestruan edhe katër çanta me të cilat transportohej 4 gramë kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Policia i dërgoi në mbajtje edhe drejtuesit e dy mjeteve të tjera, 44 dhe 50-vjeç. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë