Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së ka deklaruar në Politiko se shuma prej 50 ose 100 euro nuk është njëra prej kërkesave kryesore, dhe se sindikatat janë duke kërkuar vetëm përfshirjen në grupet punuese të Ligjit të Pagave.
Sefaj shtoi se Qeveria Kurti është barrikaduar, pasi sipas tij, s’po ofron më zgjidhje.
‘Qeveria nuk mund të sillet e të thotë nuk ma ndinë, sepse është i zoti i shtëpisë dhe duhet të gjej zgjidhje. Fiksimi ynë nuk është te 100 euro. Kërkesa jonë është që ligjet të bëhen si duhet, të jemi edhe ne pjesë e vendimarrjeve e jo siç ka shkuar në të kaluarën për zyrtarët publik. Qeveria është barrikaduar. Nëse merremi vesh si duhet, shuma 100 euro e 50 euro nuk është pengesë. Qeveria nuk ka shprehur gatitshmëri që Ligjet do të bëhen si duhet. Dhe kjo në gjuhën shqipe i bjen ‘selam Gjakovës’”, tha Sefaj në Politiko.