Loading…

Sela në gjendje stabile

  • 01/05/2017 | 16:35

Sela në gjendje stabile

Gjendja shëndetësore e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela është stabile. Ai vazhdon të kurohet në repartin e neurokirurgjisë në klinikën e Tetovës.


Drejtuesi i këtij reparti Destan Haliti tha për ALSAT M se gjendja shëndetësore e Selës është duke u përmirësuar, megjithatë ai duhet të mbetet nën kujdesin e mjekëve.

“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon të përmirësohet për çdo ditë më mirë e më mirë. Ne si konzorium mjekësor kemi marrë qëndrim që zoti Zijadin Sela ka nevojë edhe disa ditë të qëndroj në spital i shtrirë për shkak se këtu i kemi ekzaminet e çdo ditshme, investigimet që duhet ti bëjmë. Por, në bazë të lëndimeve që ka ndonjëherë këto lëndime din edhe të komplikohen, kështu që edhe për disa ditë do të qëndroj në spitalin klinik të Tetovës”, deklaroi mjeku Destan Haliti.

Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale në Shkup vazhdojnë të kurohen dy  persona.

Nga kjo klinikë thonë se ndaj të njëjtëve janë kryer intervenime kirurgjike dhe janë transferuar në repartin e traumatologjisë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në protestat e dhunshme në ambientet e Kuvendit mbetën të lënduar mbi 100 persona, mes tyre deputetë, policë, gazetarë dhe protestues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë