Loading…

Sekuestrohen12 thasë me hashash, pesë persona të arrestuar

  • 16/11/2016 | 12:51

Sekuestrohen12 thasë me hashash, pesë persona të arrestuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbrëmjen e së martës kanë finalizuar operacionin e koduar ”Flash”.

Agjentët e Antidrogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet I Shqipërisë në një tjetër.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;
2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;
4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;
5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.Ë me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit “Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.

Sasia e drogës, dy automjetet dhe 10 aparatet celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan Top Channel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë