Loading…

Sekuestrohen dosjet e ndërtesave të shembura në Durrës

  • 03/12/2019 | 12:11

Sekuestrohen dosjet e ndërtesave të shembura në Durrës

Prokurorë të Durrësit kanë sekuestruar dosjet e lejeve të ndërtimit të objekteve që janë dëmtuar, dëmtimi i të cilave ka shkaktuar viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, transmeton Gazeta Metro.


Siç raportohet nga mediet shqiptare, janë sekuestruar të gjitha dosjet e lejeve të ndërtimit, të dhëna në 10 vitet e fundit.

‘Sekuestrohen dosjet e lejeve të ndërtimit të dhëna për 10 vitet e fundit, kryesisht në zonën e plazhit dhe në zona të tjera të zonës së Durrës, ku tërmeti shkaktoi dëme. Sipas informacioneve prokurorët kanë mbërritur edhe në zyrën e Aluizmit’, njofton ‘Oranews’.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe rreth 900 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Si pasojë e këtij tërmeti shumë shtëpi dhe ndërtesa banimi kanë mbetur të rrënuara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë