Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK’së dhe inspektorët komunal të rajoneve përkatëse kanë sekuestruar 31-aparate të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar gjithashtu një rulet, rreth 26.000 €, shtatë shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia njofton se bastisjet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë./gazetametro.net